Persona të armatosur kanë nisur një sulm në kryeqytetin e Burkina Fasos, Ouagadougou, ku njëra nga shënjestrat ishte ambasada franceze dhe shtabi i ushtrisë.
Qeveria e Burkina Fasos ka thënë që katër sulmues janë vrarë tek ambasada dhe të paktën dy të tjerë tek shtabi ushtarak, transmeton portali arbresh.info

Një numër ushtarësh dhe policësh janë në mesin e viktimave nga sulmi.
Një burim diplomacie cituar nga AFP tha që situata tek ambasada ishte nën kontroll.
Është e paqartë se kush fshihet prapa dhunës, por ministri i informacionit Remis Fulgance Dandijinou tha për televizionin shtetëror që sulmi kishte tone të forta terrorizmi.

Reuters e ka cituar atë të ketë thënë që dy oficerë policie janë vrarë dhe një total prej 50 të tjerë janë plagosur.
Në Burkina Faso ende mund të dëgjohen të shtëna sporadike./Arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...