Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur sot në takim Manfred Richter, ish-deputet gjerman, anëtar i bordit të FNF-së dhe ish-kryebashkiak i Bremerhafen, transmeton arbresh.info.
Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet mes dyja vendeve, ku ish-deputeti gjerman Richter konfirmoi mbështetjen gjermane për forcimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, si dhe përpjekjet që po bën vendi tij në agjendën drejt integrimeve evropiane.
Ministri Sefaj i shprehu mirënjohjen tij Richter për kontributin e çmuar që Republika Federale e Gjermanisë ka dhënë në të gjitha etapat e zhvillimit të shtetit të Kosovës./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...
PDK mbledh urgjentisht degët, thotë se po mobilizohet për mb...
Njohësi i politikës, Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejduks...
Arsenali ka në “radar” tre yjet e Suprligës turk...
Çitaku: PDK nuk nënshtrohet
Publikohen pamjet e mbërritjes zyrtare të mbretit Charles në...