Legjenda e Barcelonës, Lionel Messi do të stërvitet në kompleksin stërvitor Valdebebas të Real Madridit.
Mjeshtri 30-vjeçar do të qëndroj prapa linjave të armikut derisa Argjentina zhvillon përgatitjet për miqësoren kundër Spanjës që luhet në Wanda Metropolitano të Atletico Madridit më 27 mars, transmeton portali arbresh.info.
Argjentina do të shfrytëzoj stadiumin e famshëm të ‘Los Blancos’ për tu stërvitur një ditë para ndeshjes për shkak se Valdebebas është e vendosur afër aeroportit Adolfo Suarez Madrid – Barajas.
Bazuar në gazetën argjentinase ‘Clarin’, Messi dhe bashkëlojtarët do të komodohen në selitë e Real Madridit, gjë që do të ndodhë për herë të parë që një yll i Barcelonës stërvitet në atë objekt.
Messi ka shënuar 23 gola brenda 26 ndeshjeve këtë sezon në La Liga./arbresh.info/
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...