Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe deputetit tjetër nga grupi i “të pakënaqurve”, Dardan Molliqaj kanë debatuar sonte për zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në këtë subjekt politik.
Konjufca në emisionin “Rubikon” ka thënë se sikur të mendonte që Vetëvendosja po shkon prapa atëherë edhe ai do të dilte nga partia, kurse e ka pyetur Molliqajn se pse duhet me goditë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin kur janë në kulmin politik?
“Sikur të kisha menduar se Vetëvendosja po shkon mbrapa moti kisha dalë prej saj. E ti po mendon se Vetëvendosja po shkon prapa, po ajo po shkon përpara. Se di pse Molliqaj duhet ta godasë Vetëvendosjen”, ka thënë Konjufca.
Molliqaj ka insistuar se nuk po e godet Vetëvendosjen, por ka më shumë se një vit e gjysmë që mendimet e tij ndryshe po e pengojnë Vetëvendosjen.
“Nuk po e godas Vetëvendosjen, dhe ka më shumë se një vit e gjysmë se mendimet e mia po i pengojnë Vetëvendosjes, e cila nuk i dëshiron mendimet ndryshe. Vetëvendosje ka larguar shtatë prej njerëzve më të rëndësishëm të saj”, ka deklaruar Molliqaj.
Molliqaj ka akuzuar Kurtin si një person që e ka qitur veten para një tërësie, një organizate. Ndërsa ka theksuar se ai në asnjë pikë të platformës së tij nuk e ka cekur se do të ketë reforma të Vetëvendosjes.
Më tutje Konjufca ka thënë se Kurti asnjë vendim nuk e ka marrë pa u pyetur edhe Molliqaj.
“Nëse problemin e ki përnjëmend ideologjik atëherë tregom një vendim që Albini e ka marrë pa ty. I ke thënë plakut në zgjedhje ‘ky është Albin Kurti dhe ky do ta shpëtojë Kosovën’. Pra, e ke gënjyer atë plakun a?”, ka thënë Konjufca.
Molliqaj thotë se pas akuzave për lidhjet me Stanishiqin, i kishte ofruar Konjufcës dorëheqjen para zgjedhjeve por ajo i ishte refuzuar.
“Ty t’i kam ofruar dorëheqjet para zgjedhjeve për shkak të dyshimeve të Albinit se kisha lidhje me Stanishiqin. Ti më ke thënë se nuk duhet të largohesha e as të jepja dorëheqje nga Vetëvendosja”, shprehet Molliqaj.
Ai më tutje i ka thënë Konjufcës se është i vetmi person se do të mbijetojë në Vetëvendosje me mendim ndryshe.
“Nuk lejohemi të bëjmë fraksion në Vetëvendosje. Kurse ti je i vetmi person që do të mbijetojë në Vetëvendosje me mendim ndryshe”, është shprehur ai.
Konjufca në anën tjetër ka deklaruar se, “fraksioni është shumë demokratik dhe Vetëvendosja nuk ta ndalon këtë, as me statut”.
21:40 – Molliqaj: Kurti dyshonte se Ambasada Britanike synonte përçarjen e VV-së përmes Konjufcës
Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj thotë se Albin Kurti kishte akuzuar edhe Glauk Konjufcën se ishte ndikuar nga Ambasada britanike që përmes tij po synonte ta përçante Vetëvendosjen.
“Ka ardhë Albin Kurti dhe ka thënë se Ambasada Britanike po synon ta përçajë Vetëvendosjen përmes Glauk Konjufcës”, është shprehur Molliqaj.
Kurse Konjufca iu kundërpërgjigj se të vetmin gjë që kishte bërë Kurti ishte se e kishte pyetur se me kënd e kishte vendosur që të shkonte në një aktivitet të Ambasadës.
“Albini më ka thënë ‘me kënd e keni marrë vendimin që të shkosh në një aktivitet me Ambasadën britanike’”, shprehet Konjufca.
21:25 – Konjufca beson se disa nga të pakënaqurit mund t’i kthehen VV-së, por jo Molliqaj
Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, të pakënaqurit e larguar nga kryesia e Vetëvendosjes mund të kthehen në parti, por jo edhe ish-sekretari organizativ Dardan Molliqaj.
Konjufca ka thënë në Rubikon të KTV-së se Molliqaj ka probleme personale me Kurtin, për dallim prej të tjerëve të pakënaqurit që janë larguar.
Ai dhe Molliqaj janë përplasur edhe për deklaratat se ekzistojnë incizime ku Kurti ka thënë se nuk e përjashtonte koalicionin me PDK-në.
Molliqaj: Njerëzit që e kritikojnë Kurtin largohen nga VV
20:55 – Sipas ish-sekretarit organizativ të Vetëvendosjes Dardan Molliqaj, njerëzit që kritikojnë kryetarin e partisë Albin Kurti, largohen nga partia, ndërsa ata që kritikojnë Molliqajn ngritën në pozita në parti.
“VV nuk lejon mendim ndryshe. Kush janë anëtarët e kryesisë prej që jemi dalë ne? Aida Dërguti u kërkuar të japë dorëheqje sepse e tha një fjalë të papranueshme. Tinka Kurti më ka thënë je anëtar i SHIK-ut. Jo që u degradua, por Tinka Kurti u zgjodh në Këshill të Përgjithshëm. Njerëzit që kritikojnë Kurtin degradohen, por ata që kritikojnë të tjerët po ngritën në pozita. Albini i mobilizoi njerëzit me i hekë të tjerët”, ka thënë Molliqaj.
Sipas tij, Kurti ka pasur problem me të sepse nuk ka pranuar idenë që Vetëvendosje duhet të transformohet.
Konjufca: Perceptimi i qytetarëve për Molliqajn është ai i personit që heq njerëz nga makina
20:50 – Glauk Konjufca i është përgjigjur Molliqajt, duke thënë se “nëse dikush është 5 centimetra më shumë radikal se sa Albin Kurti ai është Dardan Molliqaj”.
Ai ia ka kujtuar Molliqajt se ka qenë Sekretar Organizativ, dhe se vendimet më të mëdha politike i kanë marrë bashkë me Kurtin dhe Visar Ymerin.
“Perceptimi i qytetarëve për Dardan Molliqajn ka qenë i personit që i heq njerëzit nga makina. Pra nuk është se këtu po flasim për një koncept radikal apo më shumë radikal”, ka thënë Konjufca.
Ai ka thënë se Molliqaj ka pasur një projekt.
“Projekti është me dal prej Vetëvendosjes, për shkak të pakënaqësisë, për shkak se e kanë problem Albin Kurtin. Ky e ka një projekt, një plan. Për atë unë e fillova me Albin Kurtin. Albini gjithnjë i jep dhjetë ide, dhe i realizohen 2 ose 3, sepse i nënshtrohet një votimi të 23 personave. Kjo për mua është një indikator që Albini nuk është kurrfarë autoritari. E këtu Dardani po kapet për një ide të cilën Albini e ka shkruar në vitin 2014 se si ai e sheh organizatën. Me plotë gjëra në të nuk jam pajtuar as unë dhe ia kam thënë këtë Albinit”, ka thënë ai.
unë nuk shkoj te Dardani është sepse unë nuk e kam problem personal Albin Kurtin, pra nuk e kam problem zgjedhjen e Albin Kurtit si kryetar të Vetëvendosjes. Albini është politikan i pakorruptuar, i gatshëm për të sakrifikuar i pari, dhe i cili nuk merr vendim pa pyetur të tjerët. Ku është problemi pra?”.
Molliqaj thotë se Kurti dëshironte gjendje të jashtëzakonshme për të ardhur në pushtet
20:45 – Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryetari aktual i kësaj partie Albin Kurti ka dashur gjendje të jashtëzakonshme për të ardhur në pushtet.
Ai ka shtuar se problemet në parti kishin nisur kohë më parë, në dallimet që fillimisht u shprehën në konceptin organizativ mes tij dhe Albin Kurtit.
Molliqaj po ashtu ka thënë se nga ana e aktivistëve që e donin Kurtin kryetar ka pas sulme të njëanshme ndaj tij. Ai ka lexuar një listë kërkesash të Kurtit para disa viteve për organizimin në parti.
Ai ka thënë se Kurti ka kërkuar që të ketë njerëz të infiltruar nëpër institucionet e vendit që të informohej partia për zhvillimet e brendshme.
“Ai mendon që i ka disa vlera, por fjalitë e tij janë që thonë se vendimmarrja grupore është problem. Këtu kemi pajtueshmëri. Njeriu që më ka nxitë të bëjë gjëra ndryshe prej asaj që kemi menduar bashkë me Kurtin. ‘Ne s’mundemi të vijmë në pushtet pa një gjendje të jashtëzakonshme’,thotë Kurti. Pra Albini dëshiron gjendje të jashtëzakonshme për të ardhur në pushtet”, ka thënë Molliqaj. “Albini në tekstin e tij në asnjë moment nuk flet për demokratizimin e Vetëvendosjes”.
“Ky është problemi im. Unë kam dallim me Glaukun për shkak të përvojës së bashkëpunimit me Kurtin. E vërteta është që Albini pyet, por për të vërtetën absolute nuk pyet asgjë. Glauku i ka thënë Albinit që ideja jote për armik të brendshëm dhe të jashtëm e Dardanit dhe Stanishiqit nuk ka kuptim, dhe Albini jo vetëm që e ka thënë në krejt organizatën, e ka thënë edhe në emision publik pasi u bë kryetar i VV-së”, ka shtuar Molliqaj.
Konjufca: Kurti është pika më e fortë e VV-së
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në Rubikon të KTV-së ka thënë se Albin Kurti është pika më e fortë e Vetëvendosjes, dhe jo më e dobëta, siç pretendon grupi i të dorëhequrve të Vetëvendosjes.
Konjufca beson se ende nuk janë shuar të gjitha shpresat për Vetëvendosjen, pasi sipas mund të bashkohen përsëri nëse ulen të diskutojnë çështjet e brendshme të partisë.
“Mendoj se do të ketë zgjidhje, dhe zgjidhja është e mundshme. Nëse të dorëhequrit nga Vetëvendosje mendojnë se zgjedhja e Kurtit është dëmtuese atëherë duhet të ulemi dhe të diskutojmë se pse kjo është dëmtuese. Nëse është mendim racional atëherë duhet të vazhdojmë së bashku”, është shprehur Konjufca.
Konjufca thotë se Vetëvendosja ka tejkaluar Rubikonin duke lënë prapa PDK-në e LDK-në.
“Vetëvendosje e ka tejkaluar rubikonin, e kjo është për të kaluar PDK-në e LDK-në dhe ishte shpresa për Kosovën. Kundër argumentin më të madh ndaj të dorëhequrve nga partia e kam për shkak të shpresës së madhe që qytetarët e Kosovës kanë në Albin Kurtin, thjesht nuk mund ta përjashtosh atë. Nuk mendoj se ai është pika e dobët e Vetëvendosjes, përkundrazi më e forta pasi ishte më i votuari në Kosovë. Duke e pasur Kurtin në vijën e parë të frontit atëherë Vetëvendosje është rritur dhe ky është kundërargumenti im ndaj grupit të të dorëhequrve nga Vetëvendosje”, është shprehur ai.
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...