Ka dhënë dorëheqje drejtoresha e komunikimit në administratën e Donald Trumpit.
Hope Hicks do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në javët në vazhdim, duke lënë një boshllëk në rrethin e brendshëm të besimit të presidentit amerikan, transmeton portali arbresh.info
Hicks ka shpenzuar nëntë orë të martën duke dëshmuar para Komitetit të Inteligjencës dhe u është përgjigjur pyetjeve për fushatën e Trumpit dhe lidhjet e tij me rusët.
Ajo i ka thënë komitetit që në kohën kur kishte thënë “gënjeshtra të bardha” për Trumpin, ajo gjithnjë ishte besnike në çështjen e Rusisë.
Në një deklaratë, presidenti Trump e ka vlerësuar atë si krahun e djathtë besnik./arbresh.info/
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...