Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ka deklaruar sot se Anthony Joshua gabon kur mendon se kërcënimi më i madh për të është Tyson Fury.
Wilder, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBC do të përballet ditën e diel ndaj kubanezit Luis Ortiz dhe mendon se ai është boksieri më i frikshëm në botë.
Por Anthony Joshua e ka cilësuar në disa raste patriotin e tij Tyson Fury si rivalin më të rrezikshëm, ndërsa Wilder mendon se grushtet e tij janë të paarritshme nga rivalët në këtë kategori.
“Të gjithnjë njerëzit përqark Joshua e mbrojnë dhe e llastojnë, por mendoj se dikush duhet t’i thotë të vërtetën në vesh se po ecën në rrugën e gabuar dhe se rivali më i rrezikshëm për të jam unë. Të gjithë e dinë se Tyson Fury nuk është më kërcënim për askënd dhe më i rrezikshmi në peshat e rënda jam unë”, u shpreh Deontay Wilder.
“Të gjithë e dinë se kush ka fuqinë që të mposhtë një rival brenda 15 sekondash të raundit të parë”, përfundoi Wilder.ts
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...