Besim Aliu, parashikues i motit në Institutin Meteorologjik të Kosovës ka thënë se nata e sotme do të jetë më e ftohta e vitit 2018.
“Sonte temperaturat do të lëvizin nga -14 deri -16 gradë celcius, do të jetë nata më e ftohtë e vitit 2018, gjatë ditës së enjte temperaturat do të mbesin në minus, por do të rriten në -5 gradë celcius gjatë ditës kurse nga dita e premte pritet të kemi vlera pozitive të temperaturave”, ka theksuar Aliu, për Kallxo.com.
Ai më tej ka shtuar se temperaturat maksimale do të lëvizin diku nga 1 deri në 2 gradë, kështu që nga dita e premte do të ketë ngritje të temperaturave. Kurse deri në 7 dhe 8 mars do të arrijnë temperaturat deri në 10 gradë celcius.
Flick e konfirmon rikthimin e Raphinhas dhe Bernal për ndesh...
Kurti në shkrimin për 1 maj merret me opozitën: S’i votuan 2...
Bllokada e Ngushticës së Hormuzit po hap rrugë tokësore alte...
Diaspora 12 ditë afat për t’u regjistruar si votues
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...