Pasditen e sotme u nda nga jeta doktoresha e njohur, Rushen Golemi, kirurgia e parë femër në Shqipëri.
Ajo kontribuoi për shumë vite në mjekësinë shqiptare, teksa numëron mbi 1500 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa për shumë vite ka qenë Shefe e Shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin ‘Nënë Tereza’ dhe pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë.
Rushen Golemi ka qenë gjithashtu për pak kohë edhe deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa është angazhuar edhe në lëvizjen për ndryshimin e sistemit në vitet 90.
Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Lulzim Basha, i shprehin ngushëllimet familjarëve të Dr. Rushen Golemi./TCH/
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...