Është tejet këshillë e thjesht dhe e qartë për të gjithë: Hani pemë e perime, bëni ushtrime dhe – normalisht – merrni vitaminat e nevojshëm.
Ose jo.
Dekada të tëra me hulumtime kanë të dështuar të japin ndonjë dëshmi substanciale se hapat e vitaminave dhe suplementet tjera kryejnë funksion të mirë. Në fakt, studimet e fundit e thonë krejtësisht të kundërtën, duke zbuluar se vitaminat e caktuar mund të jenë të dëmshëm – nëse veç merren përmes hapave, transmeton Telegrafi.
Multivitaminat: Shmangni – gjithçka që keni nevojë e merrni përmes dietave të balancuara
Me dekada të tëra është supozuar se multivitaminat janë të domosdoshëm për shëndetin e përgjithshëm. Vitamina C për ta ‘përmirësuar sistemin e imunitetit”, vitamina A për ta ruajtur shikimin, vitamina B për t’ju mbajtur energjikë etj.
Jo vetëm që këto vitamina i merrni përmes ushqimit që e hani, por studime të fundit sugjerojnë se konsumimi i tepërt i tyre shkakton dëme të mëdha.
Vitamina D: Merreni – Ua mban eshtrat të fortë dhe vështirë se merret nga ushqimi
Vitamina D nuk është prezente në shumicën e ushqimeve që i hamë, por është përbërës krucial që na i mban eshtrat të fortë duke na ndihmuar ta absorbojmë kalciumin. Ekspozimi në diell e ndihmon trupin ta prodhojë këtë, por kjo vështirë se arrihet gjatë dimrit.
Studime të shumta kanë zbuluar se personat që marrin vitaminë D në përditshmëri jetojnë më gjatë sesa të tjerët.
Antioksidantët: Shmangni – konsumimi i tepërt i tyre është ndërlidhur me rritjen e rrezikut të llojeve të caktuara të kancerit
Vitamina A, C dhe E janë antioksidantë që gjenden në shumë fruta – veçanërisht në rrush – dhe perime, si dhe njihen për aftësinë e tyre që kanë për të na ruajtur kundër kancerit.
Megjithatë, studime të reja tregojnë se kur e teproni me antioksidantë, ata mund të jenë shumë të dëmshëm duke e rritur rrezikun për fitimin e kancerit.
Vitamina C: Shmangeni – me siguri se nuk do t’ju ndihmojë kur jeni me grip
Studim pas studimi kanë treguar se vitamina C nuk bën asgjë për parandalimin e gripit të zakonshëm. Plus, mbidozat prej 2,000 miligramëve apo më shumë e rrisin rrezikun për shkaktimin e dhimbjeve të gurëve në veshkë.
Pra, vitaminat C preferohen të merren nga ushqimi.
Vitamina B3: Shmangeni dhe hani salmon dhe tuna
Personat e përfshirë në studime të vitaminës B3, kanë qenë më të prirë të zhvillojnë infeksione, probleme në mëlçi dhe gjakderdhje të brendshme, prandaj asnjëherë mos e merrni këtë vitaminë përmes hapave por përmes ushqimit.
Vitamina E: Shmangeni
Vitamina E njihet për aftësinë e vet që ka për të na mbrojtur nga kanceri, por një studim i madh i vitit 2011 ka zbuluar se rreziku i kancerit në prostatë rritet mes meshkujve që e marrin vitaminën E përmes hapave, në krahasim me ata që e marrin përmes ushqimit.
Veç kësaj, një studim i vitit 2005 i kishte ndërlidhur dozat e larta të vitaminës E me rrezikun e përgjithshëm të vdekjes.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...