Vitin e kaluar këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa kishte shkaktuar një tronditje në mesin e fansave të Taylor Swift pasi që ajo zgjedhi Kanye West në krahasim me Taylor.
Shumë nga fansat e këngëtares amerikane i dërguan Duas mesazhe kërcënues të tipit “shpresojmë të vdesësh”, me të cilët ajo mbeti e shokuar, shkruan arbresh.info.
Këngëtarja e hitit “New Rules”, ka folur në një intervistë për revistën Rolling Stone: “Unë isha duke folur për muzikën në atë intervistë, Taylor është e mahnitshme, por unë jam një fanse e hip hop-it dhe është normale që do ta zgjidhja Kanyen para çdo kujt.
Por, Dua Lipa e ka dëshmuar që është fanse e të dy këngëtarëve si e Taylor ashtu edhe e Kanyes, pasi që ajo së fundi u fotografuar e veshur me një bluz të Taylor Swift./Arbresh.info/
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...
Publikohen çmimet e reja të derivateve, nafta 1.78€ për litë...