Qarku i Elbasanit është përfshirë prej disa ditësh nga reshje të dendura dëbore, të cilat gjatë natës kanë pasur intensitet më të madh.
BalkanWeb raporton se edhe brenda në qytet reshjet e borës, nga ora 03:00-03:30, ndërsa pjesën më të madhe të qarkut e ka zbardhur. Ndërkohë, borë ka rënë edhe brenda në qytetin e Prrenjasit e Librazhdit, duke krijuar kështu probleme në qarkullimin e mjeteve në aksin Librazhd-Prrenjas-Qafë-Thanë. Kujtojmë se pas apelit të policisë, në këtë aksi kalimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.
Një pjesë e madhe e rrugëve kryesore rurale në fshatrat malorë të bashkive Prrenjas, Librazhd, Gramsh dhe Elbasan janë të pakalueshme. Duke mos mjaftuar kjo situatë, nga moti i keq është dëmtuar rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike, ndërsa probleme shfaqet edhe situata në disa shkolla të fshatrave malore ku nuk zhvillohet dot procesi mësimor.

OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren