Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur liveme gazetarin Artan Hoxha në emisionin e gazetares Eni Vasili në News24. Teksa në studio po diskutohej çështja e Artur Meçollarit, njërit prej anëtarëve të grupit negociator për kufirin me Greqinë, ka ndërhyrë me telefon ish-kryeministri i cili gjatë ditës tha se personi në fjalë është larguar nga detyra si spiun për palë të tjera.
Berisha u është përgjigjur akuzave të gazetarit Artan Hoxha se në 2009-ën grupi negociator u mbajt sekret. Ish-kryeministri e quajti Hoxhën “një gënjeshtar të paskrupullt” dhe që sipas tij“është i akuzuar se në Itali ka vrarë një dëshmitar”.
“Ai sjell në studio trillime dhe mashtrime të paskrupullta. Nuk ka asgjë të vërtetë përveç shpifjeve të tij. Grupi negociator ka dalë disa herë. Kur njerëz apo përfaqësues të organizatave kriminale dalin në TV dhe akuzojnë është e turpshme” – tha Berisha. Ka reaguar menjëherë gazetari që ka kujtuar nga çështje si “21 janari” deri te vrasjet në Tropojë.
http://www.dailymotion.com/video/x6fbydk
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...