Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe Ramiz Llasdrovci, kryetari Drenasit, sot kanë përcjellë finalen e Kupës, në mes të Arsenalit dhe Manchester City-t, si mysafirë të babës së Granitit dhe Taulantit, Ragip Xhakës.
Në një postim në Facebook, Lladrovci e ka falënderuar Ragip Xhakën për ftesën duke uruar për fitoren e Arsenalit, edhe pse pjesa e parë nuk ishte shpresëdhënëse.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
“Sot, së bashku me mikun e shokun tim Bekimin, shijuam atmosferën e rrallë që ofron Arsenali dhe tifozëria e jashtëzakonshme e këtij ekipi të famshëm, në Finalen e kupës.
Falënderim të veçantë shpreh për familjen e Ragip Xhakës, babën e Granitit dhe Taulantit, e cila na ftoi për këtë ndeshje të rëndësishme, shpresojmë të fitoj Arsenali. Pjesa e parë nuk ishte shpresëdhënëse por besojmë në rikthim në pjesën e dytë.
Nesër agjenda jonë do të përmbaj disa takime, më i veçanti do të jetë dreka me euro-deputeten britanike.”
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...