Ka kaluar më shumë se një muaj (16 janar) nga vrasja e Oliver Ivanoviç, kreu i Iniciativës Qytetare Serbe, por ende nuk dihet se kush e kreu ekzekutimin e tij.
Por, gazeta serbe Novosti shkruan se tashmë janë zbuluar disa detaje rreth vrasjes së Ivanoviçit.
Një nga to është se Ivanoviç është qëlluar nga një pistoletë automatike dhe jo ashtu sic ishte thënë më herët që ishte qëlluar me një “nëntëshe”.Sipas Novostit, burime të afërta me organet hetuese kanë treguar se Ivanoviç ditën e vrasjes ishte përcjellë nga shtëpia e tij e deri tek zyrat e partisë, ku edhe ndodhi vrasja.
Më pas, nga vetura e tipit “Opel Astra”, nga sedilja e pasme janë shkrepur plumbat të cilët kanë goditur në gjoks politikanin serb.
Sipas autopsisë, Ivanoviç është qëlluar me gjashtë plumba të cilët kanë prekur organet vitale.
Ekzekutuesit, pas vrasjes së Ivanoviç, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe makina me të cilën u arratisën më pas është gjetur e djegur.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit