Interi ka mposhtur Benevento me shumë vështirësi, duke fituar me rezultat 2 me 0.
Para fillimit të këtij takimi, skuadra e Interit ishte favorite në letër dhe ashtu doli, por skuadra mysafire bëri lojë shumë më të mirë se sa ajo vendase.
Spalleti për këtë takim kishte lënë jashtë formacionit bazë, kapitenin dhe sulmuesin kryesorë, Mauro Icardi, duke startur me Eder.
Gjatë 45 minutave të parë nuk kishte edhe shumë raste të mirë për gol dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Interit filloi të aplikoj një presion ndaj asaj të Beneventos dhe duke rrezikuar portën seriozisht, nëpërmjet mesfushorit brazilian Rafinha, në minutën e 48.
Megjithatë, goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 66-të nga Interi, kur qendërmbrojtësi, Skrinar, shënoi me kokë, për rezultatin 1 me 0.
Interi u këndëll pas këtij goli dhe kërkoi të shënonte sa më shpejtë dhe golin e dytë.
Këtë ia arriti vetëm pas tre minutave, kur partneri i Skrinarit në qendër të mbrojtjes, Andrea Ranocchia, shënoi me kokë, për 2 me 0, pas një harkimi të bukur nga Jao Cancelo.
Benevento nuk arriti të shënonte edhe përkundër faktit se kishte raste dhe zhvilloi lojë të bukur.
Në minutën e 81, mysafirët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq nga loja të mbrojtësit, Nicolas Viola.
Me këtë fitore, Interi rikthehet në pozitën e tretë me 51 pikë pas 26 xhirosh, ndërsa Benevento në pozitën e fundit me dhjetë pikë. /arbresh.info/
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...