Për shkak të gatimit, mbetjeve të ushqimit, disa erëra jo të këndshme përhapen në të gjithë shtëpinë, duke krijuar një ambient jo fort të këndshëm.
Por ka disa truke për të laruar erërat jo vetëm të ushqimit, por të furrës, tubave të lavamanëve dhe frigoriferit.
Pastrimi i frigoriferit
Për ta nisur prej tij, për pastrimin ju duhet vetëm ujë dhe uthull. Pasi ta keni zbrazur frigoriferin dhe ta keni pastruar me ujë dhe uthull, vendosni në rafte nga një çerek limoni.
Era e yndyrës
Gatimi na shijon, por gjithmonë lë pas ato gjurmët e yndyrës. Për këtë ju duhet vetëm të vendosni të zjejë në zjarr pasi të keni përfunduar gatimin 2 gota uthull e bardhë. Uthulla do të thithtë aromën e yndyrës së pranishme në ajër, shkruan Top Channel.
Pastrimi i sfungjerëve
Sfungjeri mund të konsiderohet si një nga objektet e kuzhinës që merr më shumë mikrobe, por edhe erëra. Sigurisht përveçse duhet ti shpëlani mirë pas larjes së enëve, duhet ti lini në një vend ku i bie drita e diellit. Rrezet do të luftojnë bakteret e pranishme.
Pastrimi i furrës dhe mikrovalës
Vendosni një limon të ndarë më katërsh brenda një tasi qelqi të mbushur me ujë të nxehtë. Lëreni në mikrovalë për pesë minuta, avulli do ndihmojë në shkrirjen e yndyrë së përqëndruar në muret e saj dhe do të përthithë erërat e këqija. Më pas fshijeni me një leckë me uthull.
Eleminimi i erës së keqe të plehrave
Nëse koshi nuk është mbushur plot për tu zbrazur, atëherë merrni disa masa për të shmangur erën e keqe. Vendosni sodë bikarbonat në fund të qeses, dhe shtrydhni pak limon. Ky zakon i thjeshtë do të minimizojë erërat e këqija.
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...