Ylli i Barcelonës, Lionel Messi raportohet se ka zbuluar që Jose Mourinho ka qenë në kontakt me Samuel Umtitin para transferimit të mundshëm në Manchester United.
Umtiti është bërë njëri nga mbrojtësit qendror më të mirë në Evropë qysh pasi iu bashkua gjigantit spanjoll nga Lyoni në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info. Performancat e tij nën udhëheqjen e Luis Enriques vitin e kaluar dhe Ernesto Valverdes këtë vit kanë tërhequr vëmendjen e Mourinhos.
Zyrtarët në United janë duke kërkuar për një partner të rregullt të Eric Baillyt derisa “Djajtë e Kuq” mendojnë të bëjnë ndryshime të dukshme në skuadrën e tyre.
Por, duket që lajmi rreth interesimit të Mourinhos për të siguruar nënshkrimin me Umtitit është zbuluar nga bashkëlojtari i tij në Barcelonë, Lionel Messi.

Sipas mediave spanjolle, Lionel Messi është në dijeni që Mourinho e ka thirrur Umtitin për transferim nga Camp Nou në Old Trafford. Besohet madje që fytyra e superyllit argjentinas ka ndërruar kur ka mësuar që United është duke ndjekur shërbimet e 24-vjeçarit.
Barcelona do të jetë e pafuqishme për të ndalur Manchester United nga realizimi i transferimit të Umtitit nëse ata janë të gatshëm për të paguar klauzolën e blerjes prej 60 milionë euro të shkruar në kontratën e tij./arbresh.info/
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi