Të dielën pritet ardhja e kryetarit të Komisionit Evropian (KE), Jean-Claude Juncker.
Edhe pse u paralajmërua se ai vjen i vetëm, megjithatë Juncker do të shoqërohet nga dy persona.
Bashkë me të do ta vizitojnë Maqedoninë edhe përfaqësuesja e lartë për pilitikë të jashtme, Federica Mogherini, si edhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn.
Deri tani, janë caktuar takime me Kryeministrin Zoran Zaev, Kryetarin e shtetit, Gjorge Ivanov.
Nga KE-ja konfirmojnë konferencën për shtyp të Juncker, por nuk japin detaje tjera rreth porosive që treshja e BE-së do t’i sjell në Maqedoni.
Përndryshe, mësymjes evropiane drejt Maqedonisë i paraprin vizita e treshes së Parlamentit Evropian, Kukan, Fleckenstein dhe Vajgl./Telegrafi
40-vjeçari i plagosur nga Ferizaji në QKUK në gjendje stabil...
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...
Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët ko...
Spiropali-Mucunski: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridor...
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...