Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje janë takuar me përfaqësuesit e Këshillit Evropian për marrëdhëniet me jashtë, ku u diskutua për situatën e përgjithshme në vend dhe rajon me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimin e kufirit.
Sipas VV, në këtë takim morën pjesë kryetari, Albin Kurti, nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, dhe deputetja Fitore Pacolli, ndërsa delegacioni i KE-së për marrëdhëniet me jashtë, ishte i kryesuar nga Carl Bildt, ish-kryeministër dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, Fredrik Ëesslau, drejtor i Programit “Evropa e Zgjeruar”, Vessela Tcherneva, drejtore e programeve dhe Tania Lessenska.
Sipas VV-së u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik e politik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për investimet ekonomike si dhe për situatën energjetike në vend.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...