Real Madridi është duke vëzhguar situatën e Raheem Sterling në Manchester City.
Mediat angleze raportojnë se Manchester City ende nuk ka zhvilluar bisedimet zyrtare për kontratë me lojtarin, i cili ka edhe dy vite të mbetura në marrëveshjen e tij pas përfundimit të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Ylli i Anglisë, Sterling është duke shijuar sezonin e tij më të mirë në jetë pasi ka shënuar 20 gola dhe ka qenë anëtar kryesor në skuadrën në ndjekje për titull të Pep Guardiolas.

Por, edhe pse ata kanë nënshkruar marrëveshje të reja me Kevin De Bruynen dhe David Silva, Manchester City është duke bërë që Sterling të pres dhe kjo gjë ka tërhequr vëmendjen e Real Madridit.
Sterling aktualisht fiton 180.000 mijë në funta në javë dhe pret një rritje të madhe në marrëveshjen e re pasi tashmë është njëri nga lojtarët më të mirë në Premierë Ligë./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...