Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të Kuvendit për të mbajtur seancën e sotme ku ishte paraparë shqyrtimi i demarkacionit me Malin e Zi.
I kontaktuar nga Indeksonline, Limaj është shprehur optimist se deputetët do ta mbështesin ratifikimin e demarkacionit.
“Mospajtimet që u shfaqen sot unë i shoh te tejkaluese dhe pres nga gjitha subjektet politike parlamentare ashtu siç jemi zotuar ta votojmë demarkacionin dhe të hapim perspektiven evropiane vendit tonë”, ka thënë Limaj.
Ndryshe sot deputetët e mazhorancës ishin të vendosur për ta ratifikuar demarkacionin, por Lista Serbe në momentet e fundit u deklarua kundër ndërsa LDK-ja nuk e donte përfshirjen e raportit të Shpejtim Bulliqit në marrëveshjen e re./Indeksonline/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...