Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës po shqyrton Projektligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha gjatë mbledhjes se marrëveshja me formën e fundit, nuk duhet t’i dorëzohet Kuvendi, pasi siç ka thënë, po i hidhet sy qytetarëve sa i përket kësaj marrëveshjeje, shkruan Arbresh.info.
“Kjo marrëveshje në këtë formë nuk duhet t’i dorëzohet Kuvendit për miratim fare sepse jemi duke vazhduar edhe iluzionin edhe hedhjen syve hi për sa i përket kësaj marrëveshjeje. Po fiton argumenti i kundërshtarëve se Kosova ka humbur territor, nuk ka rregullim të çështjes mirëpo vetëm pranim i humbjes së territorit”, ka thënë Ymeri.
Sipas tij, marrëveshja nuk e ka kuptimin e njëjtë për të dyja palët.
Ai ka thënë se me këtë marrëveshje po konfirmohet se ka pasur tejkalim të kompetencave nga ish-Komisioni duke bërë jo demarkim po caktim të kufijve./Arbresh.info
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...