Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile në fshatin Baicë të Istogut. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima po ashtu mashkull shqiptar.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe pesë pasagjerë, katër femra dhe një mashkull, transmeton Arbresh.info.
Viktimat fillimisht janë në Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se dy viktima femra janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u janë liruar familjarëve./Arbresh.info
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë
“Muriqi ‘Topi i Artë’”, “Muriqi ‘Topi i Artë” – thirrjet e t...
BBC: Sondazhet për zgjedhjet në Hungari sugjerojnë se Péter ...
Mbyllen votimet në Hungari, pjesëmarrja mbi 77.8%