Futbollisti anglez, Ashley Young, beson se Manchester United mund të fitojë Ligën e Kampionëve.
Gjiganti anglez nesër do ta zhvillojë takimin e parë të 1/8 së finales kundër Sevillas, në stadiumin Sanchez Pizzuan.
United në ndeshjen e fundit fitoi ndaj Huddersfieldit me rezultat 0 me 2, në kuadër të FA Cup.
Ai ka shtuar se bashkëlojtarët e tij duhet të besojnë dhe ta kërkojnë fitimin e trofeut më të madh evropian në nivel klubesh.
“Natyrisht [ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve]”, ka thënë Young.
“Nuk futesh në një garë për të mos e fituar atë. Ne do të kërkojmë ta bëjmë një gjë të tillë”, ka shtuar anglezi. /arbresh.info/
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League
Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna
OBSH: Proshutat e përpunuara klasifikohen në grupin e parë s...