Përderisa shumë amerikanë mendojnë se Donald Trump nuk është Presidenti i duhur për vendin e tyre, disa amerikanë e duan atë.
Megjithatë, shkencëtarët politikë kanë ndarë të njejtin mendim me ata që nuk besojnë se Donald Trump është Presidenti i mirë, transmeton portali arbresh.info
Brandon Rottinghaus dhe Justin S. Vaughn anketuan 170 shkencëtarë politikë të Shoqatës Amerikane të Shkencave Politike, për të mbledhur një renditje të plotë të të gjithë presidentëve amerikanë.
Administrata e Trump doli në vendin e 44-të.
Ata për NYT theksuan se Barack Obama hyri në renditjen e 10-të.
Rënie të madhe ka treguar edhe Bill Clinton, që mund të jetë si pasojë e humbjes së Hillary Clinton në zgjedhjet e fundit.
Donald Trump është Presidenti i 45-të të Shteteve të Bashkuara, ndërsa ai ka shfaqur interes që të kandidojë edhe për një mandat të dytë në zgjedhjet e vitit 2020./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...