Presidenti Hashim Thaçi priti sot në takim përfaqësuesin e lartë të zyrës së USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Greg Delawie dhe shefi i USAID-it në Kosovë, James Hope.
“USAID në dy dekadat e fundit ka qenë gjithmonë pranë popullit të Kosovës. Fillimisht në rimëkëmbje, në procesin e ndërtimit të institucioneve dhe në procesin e shtetndërtmit” u shpreh Thaçi përderisa ka shprehur mirënjohës për punën e madhe që USAID ka bërë në Kosovë në të gjitha fushat.
Ai tha se përkrahja e gjithanshme që USAID-i ka dhënë për Kosovën gjatë kësaj periudhe ka qenë tejet e rëndësishme për vendin, dhe perspektivën e qartë të shtetit tonë.
Përfaqësuesi i USAID-it Bierman, ka siguruar presidentin se kjo përkrahje do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të gjitha fushat.
Thaçi gjithashtu falënderoi Bierman për pjesëmarrjen në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Shqipëria do të bëhet”/ Rama citon Ismail Qemalin dhe Fan N...
Hamza: Drejtësia për të mbijetuarit e dhunës seksuale është ...
Vashat dardane fitojnë edhe ndaj Bullgarisë, vazhdojnë kryes...
FFK kërkon përshpejtimin e punimeve në “Adem Jashari”, alarm...
Haxhiu: Serbia vazhdon të shërbejë si strehë e kriminelëve t...
Vasfije Krasniqi përlotet gjatë fjalimit në Kuvend, deputetë...