Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur mbrëmë në shtëpinë e tij për një darkë ish-presidentët, Stipe Mesiq, Fatmir Sejdiu dhe presidentin Meta me bashkëshorte si dhe diplomatë e ambasadorë të huaj.
Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se me të ftuarit ka diskutuar për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin me shtete të ndryshme të botës, shkruan Arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Mbrëmë, në shtëpinë time isha i nderuar të jem mikpritës i një darke me Ish-Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidentin Meta me bashkëshorte, diplomatë e Ambasadorë nga shumë vende të botës dhe mysafirë të tjerë, që erdhën në Kosovë për të festuar vitin jubilar të Pavarësisë së Kosovës. Diskutuam për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi./Arbresh.info

“Fundi i një epoke” – Silva me lot në sy n...
Hamza takon profesionistët shëndetësorë: T’i themi stop kriz...
“Një korridor nderi për kampionët” – Crystal Pal...
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për...
Haradinaj përkujton luftëtarët e Batalionit Gardist “Shkelze...
Shëngjini hap zyrtarisht sezonin turistik