Miku i madh i Kosovës, kongresisti amerikan, Eliot Engel, i cili po qëndron në Kosovë për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot i ka mbushur 71 vjet.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës, Hashim Thai, përmes postimit në Facebook, i cili i ka dhuruar atij një libër që flet për biografinë e tij.
Postimi i Thaçit:
“Miku im dhe i shtetit të Kosovës, kongresmeni Eliot Engel, sot mbushi 71 vjet. Ditëlindjen e tij ai e festoi me Kosovën, duke na u bashkuar në festën e jubileut të pavarësisë. I uroj jetë të gjatë, me shumë gëzime dhe me shumë miq”, ka shkruar Thaçi.
Miratohet vendimi i Qeverisë për dërgimin e FSK-së në Gaza
Vance: Topi është në fushën e Teheranit pas “përparimit” në ...
Edi Rama: Shqipëria 2030 në BE është zgjedhje qytetërimi, jo...
Samiti i IV i Diasporës, Rama: Shqiptarët në Maqedoninë e Ve...
Miratohet Projektligji për Byronë e Verifikimit dhe Konfiski...
Dështon mbledhja e KGJK-së për zgjedhjen e kryesuesit, mungo...