Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka njoftuar sot, se takimi i ardhshëm në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel.
“Dëshiroj t’iu informoj se të dy palët janë pajtuar që raundi i ri i bisedimeve në nivel teknik, të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të dialogut”.
Bisedimet e parapara për datën 16 janar, ishin shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi në po atë ditë ishte njoftuar për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanoviq.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011.
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme
Moti sot
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...