Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe zëvendësministri parlamentar i Punëve të Jashtme i Japonisë, Manabu Horii, kanë nënshkruar sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve respektive
Marrëveshja, që u nënshkrua sot në Prishtinë, dhe ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, ka bërë të ditur MPJ, nëpërmjet një njoftimi.
Ministria e Shëndetësisë ka arritur të sigurojë një grant prej 1.1 milion euro për të investuar në modernizimin e aparaturave nëpër spitalet e Kosovës.
“1.1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë për shëndetësinë kosovare. Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona”, ka bërë të ditur ministri Ismaili, nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Facebook.
“Në javët në vijim do të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit tonë shëndetësor. Faleminderit Japoni”, ka shkruar Ismaili.

“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...