Është mbajtur sot në Prishtinë, konferenca ndërkombëtare e PanEuropa-Kosova, me temën “Një dekadë e pavarësisë – Rruga Evropiane e Kosovës”, ku morën pjesë diplomatë të njohur evropianë, përfshirë Presidentin e Unionit Pan-Evropian, Alain Terrenoirre dhe ish-eurodeputeti Bernd Posselt, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, si dhe personalitete të njohura nga vendet e rajonit.
Konferencën e ka hapur zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka folur për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe shtetndërtimit, sfidat dhe raportet e Kosovës me shtetet tjera.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është qëllimi më i lartë gjeostrategjik i Kosovës, ndërsa theksoi se Kosova ka popullin më pro-perëndimor në Ballkan.
Hoxhaj tha se Kosova nuk do ta harrojë ndihmën e miqve ndërkombëtarë dhe kontributin e tyre në realizimin e aspiratës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke shtuar se falë tyre, Kosova sot është dëshmuar të jetë një storie suksesi.
“Asnjëherë nuk do ta harrojmë rrugëtimin e gjatë që kemi pasur, të luftës për liri dhe pavarësi. Rrugë me përplotë sakrifica, por me plotë shpresa për realizimin e
aspiratave të shumë gjeneratave për pavarësi dhe për ta pasur shtetin tonë. Kosova kurrë nuk do ta harrojë ndihmën dhe kontributin e miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët janë të shumtë dhe janë kudo nëpër botë, që u angazhuan për Kosovën, që ajo sot të jetë një storie suksesi e ndërtimit të shtetit nga themelet”, ka thënë Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka folur për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare, njohjen diplomatike dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, si dhe marrëdhënien kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian, përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...