Sot në një intervistë në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar për herë të parë publikisht se është në një lidhje dashurie.
Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi goc vajte 62 vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”.
“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta…ke frikë”, shtoi këngëtarja.
“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasëm o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”
“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë.
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media