Intensiteti i virusit të gripit në Shqipëri ka nisur të bjerë. Specialiste të Institutit të Shëndetit Publik thonë se ka një rënie të numrit të të prekurve që raportohen në të gjithë vendin.
Në reanimacionin e Sanatoriumit të Tiranes janë 9 raste në gjendje të rëndë shëndetësore, në mes tyre një 32 vjeçar i mbërritur nga Kukësi, i cili mbahet me frymëmarrje të drejtuar, por që sipas mjekëve, parametrat e tij shëndetësore janë premtuese.
Numri i vizitave të pacienteve që vijnë nga rrethet ka renë në 40 persona në ditë.
Por më e rëndë është situata në urgjencën e shërbimit të pediatrisë në QSUT ku në fundjavë paraqitën 350 deri 400 fëmijë të vegjël te prekur nga virusi i gripit apo viroza të stinës.
Edhe pse në Tiranë që me fillimin e epidemisë së gripit qëndrojnë të hapura 24 orë 4 qendra shëndetësore, të gjithë i drejtohen urgjencës se pediatrisë në QSUT.
Kjo ka bërë që jo vetëm të rritet ngarkesa e mjekëve të këtij shërbimi dhe të mos marrin kujdesin e duhur, por kjo urgjencë është shndërruar në burim infeksioni për fruthin. Për të përballuar situatën gripale në Tiranë qëndrojnë hapur qendrat shëndetësore Nr.8, e cila mbulon zonën e Tiranës së Re, qendra numër 10 në zonën e Oxhakut, qendra shëndetësore në Kombinat dhe në Laprakë./tch/
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...