Oferta e peshkimit në Ohër nuk shfrytëzohet deri në fund, pavarësisht nga interesi i mysafirëve të huaj. Ohri ka kushte ideale për zhvillimin e turizmit të peshkimit, që është një prirje në botë.
Turizmi i peshkimit ka kohë që është zhvilluar dhe është pjesë e pashmangshme e ofertës së përgjithshme turistike të çdo vendi që dëshiron të zhvillojë këtë degë të industrisë.
“Peshkatarët janë të etur për destinacione të reja të peshkimit, në kërkim të një aventure më të mirë ata kalojnë mijëra kilometra”, tha udhërrëfyesi i peshkimit në Ohër, Ljupço Stojkoski.
Ai thotë se nga viti në vit interesimi i të huajve për peshkim në Liqenin e Ohrit është më i madh. Peshkatarët më ambiciozë, janë holandezët, rusët, polakët dhe skandinavët.
Qëllimi i pushtetit qendror që liqenin e Ohrit ta dorëzojë nën menaxhim të Komunës së Ohrit, ka ndarë në mendime ekologët, të cilët mendojnë se prioritet duhet t’i jepet sportit të peshkimit.
Peshkimi në botë bie në një kategori të turizmit masiv dhe elitar, dhe si i tillë sjell të ardhura të mëdha./Telegrafi/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...