Roma ka fituar në udhëtim të Udinese me rezultate 0 me 2.
Gjiganti italian dominoi gjatë tërë pjesës së parë, me disa raste të mira për shënim, por pa ia arritur qëllimit.
Mesfushori turk, Cengiz Under rrezikoi në minutën e gjashtë, pastaj Stephan El Sharaway në minutën e 30’, por pa pasur sukses.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Ishte minuta e 70 kur Roma kaloi në epërsi, pas një super goditje të, Under, për rezultatin 0 me 1.
Udinese tentoi ta barazonte rezultatin, por pa ia arritur.
Roma shënoi edhe golin e dytë dhe të tre pikëve të plota, nëpërmjet Diego Perottit, i cili shënoi për 0 me 2.
Me këtë fitore Roma, renditet në pozitën e tretë me 50 pikë, ndërsa Udinese renditet në pozitën e 10-të me 33 pikë. /arbresh.info/
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...