Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ne dhjetë vjetorin e shpalljes së pavarësisë ka pritur në takim Martin Vickers, deputet i Parlamentit të Britanisë së Madhe, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Në takimin miqësor, kryeministri Haradinaj e njoftoi deputetin britanik për zhvillimet e arritura gjatë kësaj dekade, derisa ka kujtuar edhe rolin vendimtar që Britania e Madhe ka luajtur në jetësimin e ëndrrës së kosovarëve, që ishte pavarësia e Kosovës, e që sot po shënon 10 vjetorin e saj.
“Faleminderit miku ynë, faleminderit nga secili qytetarë i Kosovës për ndihmën e pakursyer për ne”, tha kryeministri Haradinaj.
Deputeti i Parlamentit të Britanisë së Madhe, Martin Vickers, përgëzoi kryeministrin Haradinaj dhe gjithë popullin e Kosovës për 10-vjetorin e pavarësisë, duke shprehur ofrimin e mbështetjes së mëtutjeshme të shtetit të tij për rrugën zhvillimore dhe euroatlantike të Kosovës./arbresh.info/
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...
Von der Leyen: Evropa duhet të jetë përgjegjëse për sigurinë...
Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistë...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Dëmtohet Gjimshiti, pritet t’i humbasë disa ndeshje të...
Prizren: Arrestohen tre persona për tentativë të ndotjes së ...