Ish -presidentja e Kosovës, Atifete Jahjafa ka takuar Joe Biden në kuadër të pjesëmarrjes sime në Konferencën për Siguri në Munih.
Jahjaga, ka theksuar se Biden, është ndër figurat më meritore në bërjen e Kosovës shtet.
“Me Zëvendëspresidentin Biden diskutuam për sfidat dhe të arriturat e Kosovës në këto 10 vite pas shpalljes së pavarësisë. Jam tejet falënderuese që festën tonë për pavarësi ta ndaja me z. Biden— ndër figurat më meritore në bërjen e Kosovës shtet”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.
Ajo ka thëmë se Kosova shtet është ëndrra e realizuar e shqiptarëve.
“Kosova shtet është ëndrra jonë e realizuar. Sot kur festojmë 10 vjetorin e shtetësisë tonë, të kujtojmë sakrificën e jashtëzakonshme të gjeneratave të shumta, të familjeve tona, vuajtjen e qytetarëve të Kosovës për ta bërë shtetin tonë. Shtetin e kemi, por na duhet të jemi më këmbëngulës që ai të reflektojë vlerat dhe idealet tona”, ka shkruar Jahjaga.

Mbi 40 të shoqëruar në polici pas protestës në Tiranë, ndër ...
DASH: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re të Kosovës
Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj
Anulohet për sot qarkullimi i trenit në linjën Pejë-Prishtin...
Parashikimi i motit për sot
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord