Wanyama ka rënë në radarin e Liverpoolit.
Victor Wanyama u transferua me shumë bujë në vitin 2016 nga Southamptoni dhe pritej që të kishte një rrol më të rëndësishëm në skuadrën e Tottenhamit.
Por, dy vite më pas – 26 vjeçari më shumë po qëndron në stol se sa në fushë, andaj gjatë verës edhe mund t’i konsiderojë ofertat.
“Daily Mail” raporton se Liverpooli është një ndër skuadrat e mundshme që mund të marrë shërbimet e mesfushorit. Klopp ka kohë që po e monitoron atë, transmeton Gazeta Express.
Wanyama, që po luan vetëm nga stoli që pas rikthimit nga lëndimi i rëndë, shihet nga Liverpooli si zëvendësues i Emre Can, që gjatë verës pritet t’i bashkohet Juventusit me parametra zero. /Gazeta Express/
Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, n...
Pa dialog, pa BE? Sfida e mandatit Kurti 3
Kaluan ilegalisht kufirin në Gjilan, arrestohen katër shteta...
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime