Bashkia e Shkupit do të testojë një autobusët elektrik për një periudhë gjashtëmujore, duke filluar nga muaji prill në linjën 15, nga Novo Lisiçe për në Karposh 4.
Marrëveshja është nënshkruar sot ndërmjet Bashkisë dhe kompanisë Chariot Motors. Pas testimit, autobusi do t’u ofrohet ndërmarrjes publike, ose kompanive private që ta blejnë.
Bëhet fjalë për një autobus me efikasitet energjetik, pra që harxhet pak rrymë dhe që nuk e ndot aspak ajrin.
Kryebashkiaku Petre Shilegov bëri të ditur se janë paraparë subvencione për eko-autobusë, me vlerë prej 100 milionë euro, si edhe për transportuesit privat, me vlerë prej 20 milionë euro./Telegrafi/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...