Duke rikujtuar mbështetjen e SHBA-së për Kosovën dhe vizitat e disa zyrtarëve të lartë amerikanë në Kosovë, ambasadori amerikan, Greg Delawie ka thënë se mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e afatgjate dhe e palëkundur.
Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka publikuar fotografinë e një takimi të ish-presidentit amerikan George Bush me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun dhe ish-kryeministrin Hashim Thaçi.
Gjithashtu ai ka publikuar edhe një fotografi të ish-sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, gjatë një vizite të saj në Kosovë.
“Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e afatgjate, dypartiake dhe e palëkundur. Hidhni një sy prapa disa zyrtarëve të mëparshëm të rëndësishëm të SHBA që vizituan dhe mbështetën Kosovën. Ne shpresojmë që të mirëpresim më shumë liderë amerikanë në Kosovë, në të ardhmen!”, ka shkruar Delawie në Twitter./Telegrafi/
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/964174705006661632
250-vjetori i pavarësisë, pasaportat e reja amerikane do të ...
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...