Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka pritur sot në shtëpinë e tij Ministrin e Punëve të Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se temë e diskutimit ishte mes tjerash Shtetndërtimi i Kosovës, perspektiva Euro-Atlantike, Liberalizimi i vizave, veriu i Kosovës si dhe çështja e demarkacionit të cilën kërkojmë të zgjidhin sa më parë./Arbresh.info/
Postimi i plotë:
Kënaqësi të kam sonte për darkë, në shtëpinë time, ministrin e punëve të Jashtëm të Gjermanisë
Dr. Sigmar Gabriel. Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj. Temat e diskutimit ishin mes tjerash Shtetndërtimi i Kosovës, përspektiva Euro-Atlantike, Liberalizimi i vizave, veriu i Kosovës si dhe çështja e demarkacionit të cilën kërkojmë të zgjidhin sa më parë.

Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë
Moti sot në Shqipëri