Real Madridi e mposhti Paris Saint Germainit me rezultat 3-1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Pas golit të Adrien Rabiot në minutën e 33-të, ishte Cristiano Ronaldo që barazoi në minutën e 45-të nga pika e bardhë, pastaj ai shënoi përsëri në minutën e 83 për rezultatin 2 me 1.
Me këtë rast portugezi bëhet lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që ka shënuar +100 gola për një klub.
Për Los Blancos këtë numër të golave e ka shënuar vetëm në 95 ndeshje.

Por, me golin ndaj PSG-së ai bëhet edhe lojtari i parë që shënon në shtatë ndeshjet e para garën elitare për klube.
Nuk mbaron këtu, Ronaldo gjithashtu arrit të bëhet edhe lojtari i parë që shënon dhjetë (11 në total) gola në sezonin 2017/18.
Vlen të theksohet se Cristiano ka shënuar edhe 15 gola tjetër në LK me Manchester Unitedin.
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...
Qeveria merr disa vendime në mbledhjen elektronike
Flick i jep përparësi ëndrrës së Ligës së Kampionëve pavarës...
Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare