Kombet e Bashkuara nuk janë në gjendje të konfirmojnë në mënyrë të pavarur akuzat për sulmet e fundit kimike në disa vende të Sirisë, ka theksuar i dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistrua.
“Ka pasur disa akuza për sulme kimike në Ghoura, Idlin dhe kohëve të fundit edhe në Afrin. Megjithatë, ne nuk mund të identifikojmë këto pretendime në mënyrë të pavarur, por nëse konfirmohet, atëherë do të pasojë edhe ndëshkimi”, tha ai, transmeton portali arbresh.info
Deklarata erdhi menjëherë pasi zëdhënësja e Departamentit amerikan, Heather Nauret tha se SHBA-të janë të alarmuara mbi raportet se qeveria siriane ka përdorur armë kimike në disa qytete të Sirisë.
Nauert gjithashtu tha se Uashingtoni beson se Rusia është duke e mbuluar qeverinë siriane nga marrja e përgjegjësisë për përdorimin e armëve kimike./arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë