Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, u prit sot në Paris nga Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Armatave të Francës, znj. Geneviève Darrieussecq.
Sipas njoftimit nga MFSK, në një takim miqësor u evokuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve dhe u bisedua për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.
Ministri Berisha e njoftoi ministren franceze për të arriturat dhe synimet e FSK-së.
Znj. Darrieussecq e përgëzoi ministrin për sukseset, sidomos në integrimin e komuniteteve jo shumicë.
Mustafa kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në Buxhe...
60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
E dhimbshme: Ky është 31-vjeçari që vdiq në aksidentin e dje...
Jashari uron pjesëtarët e FSK-së dhe qytetarët myslimanë për...
Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, temperatura ulen
Pamje e pazakontë në Kroaci: Delfini humbet rrugën në ujë të...