Mbrojtësi i ish presidentes Atifete Jahjaga, Arianit Koci ka thënë se padia ndaj ish presidentes Jahjaga nga vëllezërit Berisha është e pabazuar, transmeton arbresh.info.
“Sido që të jetë padia është krejtësisht e pabazuar, deklarimi i presidentes Jahjaga është i bazuar dhe është opinion i saj i bazuar në fakte të njohura botërisht dhe të vërtetuara nga ana e Gjykatës siç e dini zonjës Shyhrete gjykata ja ka njohur të drejtën e pronësisë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për tërheqjen e vëllezërve Berisha nga caktimi i masës së sigurisë ndaj Jahjagës duke thënë se edhe propozimi për masë edhe padia janë ushtruar pas afatit ligjor.
“Siç e pat propozimi për masë është tërheq edhe unë u pajtova normalisht se nuk kishte bazë por çka është me rëndësi është se edhe propozimi për masë edhe padia janë ushtruar pas afatit ligjor, pra afati ka qenë tre muaj padia është ushtruar pas gjashtë muajve, është afati subjektiv dhe afati objektiv është një vjet”, ka deklaruar Koci./arbresh.info/
Dita e Presidentit, Osmani: Rugovizmi mbetet udhërrëfyes i s...
Rama ndan buxhetin për Parkun Memorial dhe Bibliotekën ̶...
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...