Flamuri i Kosovës vendoset sonte

18:19 | 13 Shkurt 2018
M. A.

Debatet për vendosjen apo jo të flamurit shtetëror në Prishtinë po shkojnë drejt fundit.

Kjo pasi tashmë shtë zyrtare se flamuri i Kosovës do të vendoset sonte “Te Rrethi”.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi.

“Po flamuri do të vendoset!” ka thënë shkurt Matoshi.

Vendosja e flamurit të Kosovës u nis si iniciativë nga disa të rinj në rrjet sociale, dhe u përkrah nga shoqëria civile dhe shumë qytetarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme