Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se ardhja e kryeministri të Malit të Zi, Dushko Markoviq, në për vizitë në Kosovë, mund t’i kontribuojë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se këto ditë edhe në koalicionin qeverisës ka pasur përpjekje që të tejkalohet ngërçi sa i përket çështjes së demarkacionit.
Maliqi ka thënë se ka pasur kontakte edhe me Podgoricën që të gjendjet një zgjidhje që Qeverinë dhe Haradinajn ta nxjerrin ‘faqebardhë’.
Ai ka uruar që vizita e kryeministrit malazez të jetë shenjë e kultivimit të marrëdhënieve më të mira fqinjësore.
Sipas Maliqit, nëse Kosova këmbëngul rreth ‘humbjes së territorit’ nuk do t’i prishë marrëdhëniet vetëm me Malin e Zi, por edhe me një pjesë të madhe të bashkësisë ndërkombëtare.
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...