Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku është bërë shtetas i republikës së Shqipërisë me datë 7 shkurt me dekret të presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në 3 korrik të vitit të kaluar, Sami Lushtaku i cili ishte pjesëtar i “Grupit të Drenicës” u lirua nga burgu. Ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, në maj të vitit 2015 ishte dënuar me 12 vjet burgim, gjë që u bë në bazë të dëshmisë së dëshmitarit të mbrojtur “D”, për krime lufte, raporton faktor.al.

Pse ka rëndësi: Dhjetëra deputetë, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Haradinaj janë bërë shtetas të Shqipërisë, jo vetëm për patriotizëm, por edhe për të përfituar nga liberalizimi i Vizave. Siç dihet qytetarët e Kosovës smund të lëvizin të lirë në BE dhe iu duhet pasaporta për të dalë jashtë Kosovës. BE ka paralajmëruar se pa përfunduar çështjen e kufirit me Malin e Zi nuk do të ketë heqje të regjimit të vizave.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...