Në kohët e vështira e pa kulm mbi kokë, FC Prishtinës iu mbyllen dyert në disa stadiume për t’i zhvilluar ndeshjet, shkruan fc.prishtina.com.
Stadiumet e skuadrave lokale në kryeqendër ose nuk i plotësojnë kriteret ose janë të mbingarkuara (shembulli më i mirë i ndeshjes për kupë me Flamurtarin) si dhe mbyllja e dyerve nga Feronikeli, skuadra ka kërkuar fushë jashtë regjionit të Prishtinës. Përveç skuadrave rivale për titull, u kërkua stadium gjithkah, por vetëm Komuna e Pejës me kryetarin e nderuar, Gazmend Muhaxhiri dhe KF Besa kanë shprehur gatishmëri t’i dalin në ndihmë klubin tonë.
Pra, FC Prishtina, deri sa të lëshohet stadiumi i Prishtinës, ndeshjet e stinorit pranveror do t’i zhvilloj në stadiumin e Besës “Shahin Haxhiislami”.
FC Prishtina e falenderon jashtëzakonisht shumë, dhe do të jetë mirënjohëse kryetarit të Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxhiri, i cili në këto kohë të vështira e pa kulm mbi kokë, iu ka gjendur afër klubit më të madh në vend, FC Prishtina.
FC Prishtina i falënderohet të gjithë përgjegjësve të përfshirë në këtë ndihmë dhe Klubit të futbollit Besa, e cila me gjithë rivalitetin e madh sportiv, ka vendosur të ndihmoj klubin tonë. /arbresh.info/
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane
Tensionet rajonale/ SHBA këshillon shtetasit e saj të rishqy...