Mesfushori francez, Paul Labile Pogba, është duke kaluar në një formë të dobët në javët e fundit.
Francezi është kritikuar nga tifozët e klubit anglez dhe nga analistët për formën e tij dhe se cila është pozita e tij më e mira në formacionin e ‘djajve të kuq’.
Pogba ishte katastrofal me paraqitjen e tij në humbjen ndaj Tottenhamit dhe javën e kaluar ishte lënë në bankë në ndeshjen ndaj Huddersfieldit.
Megjithatë, reprezentuesi francez sot startoi nga minuta e parë kundër Newcastle, por përsëri zhvilloi një ndeshje tejet të dobët.
Kur Neëcastle kaloi në epërsi me golin e Matt Ritchie në minutën e 65, Pogba u zëvendësua mënjëherë nga trajneri Jose Mourinho.
Ai u pa në një disponim të keq kur zuri vend në bankën rezerv dhe mendohet se ai ishte duke qarë në ato momente.
Vlen të theksojmë se Paul Pogba në këtë sezon ka regjistruar nëntë asistime në Premierligë. /arbresh.info/
Real Madridi është gati ta shesë yllin e ekipit nëse vazhdoj...
Meta planifikon investime prej qindra miliarda dollarësh për...
Altin Krasniqi: Sot, babait tim po i bëhen 15 vjet në burgje...
60 aksidente e afro 2300 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve...
Të paktën 17 të plagosur në Rusi nga sulmet me dronë të Ukra...
Një i vdekur e një i lënduar nga vetaksidenti në autostradën...